Aktualitet

PAMJET- Përfshihet nga flakët kati i dytë i një godine në Tiranë

25 Prill 2022, 06:13 Nga DOSJA
PAMJET- Përfshihet nga flakët kati i dytë i një godine

TIRANË– Një biznes është përfshirë nga flakët. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se zjarri ka rënë në katin e dytë të një godine që më herët është përdorur si biznes. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale pasi në momentin që ambienti ka marrë flakë nuk ka pasur persona brenda. Zjarrfikësja ka shuar flakët dhe po hetohet për shkakun.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 25.04.2022, në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e dytë të një biznesi, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO- Biznesi në flakë, dalin pamjet nga ish-Blloku

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet biznesi ne tirane policia e tiranes digjet biznesi ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll