Aktualitet

2 milionë euro kokainë, arrestohet shqiptari në Itali, ‘xhepi sekret’ që kishte sajuar

25 Prill 2022, 08:02 Nga DOSJA
2 milionë euro kokainë, arrestohet shqiptari në Itali,

ITALI– Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi u kap me 14 kilogramë kokainë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u ndalua teksa udhëtonte me makinë dhe pas kontrollit iu gjet droga që po të dilte në treg do të kapte një vlerë prej 2 milionë eurosh.

Kokaina ishte e fshehur në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit, aty ku shqiptari kishte sajuar një xhep sekret. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia zbuloi edhe 3 kilogram të tjera. Emri i shqiptarit të prangosur nuk bëhet me dije, por raportohet se kokaina që transportonte ai është e një cilësie të lartë dhe i përket një grupi që vepron në Leçe e Como.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll