Aktualitet

EMRAT/ Makina e mbushur me drogë, arrestohet një person, në kërkim bashkëpunëtori

25 Prill 2022, 08:26 Nga DOSJA
EMRAT/ Makina e mbushur me drogë, arrestohet një person, në

LEZHË– Një person është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar drogë me makinë në drejtim të Lezhës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 50-vjeçari i identifikuar si Albert Çeka është ndaluar për kontroll teksa udhëtonte drejt Lezhës dhe në bagazhin e mjetit të tij janë gjetur 9 kilogramë kanabis. Droga, mjeti dhe dy aparatë celularë janë sekuestruar, ndërsa Çeka është vënë në pranga. Bashkëpunëtori i tij, Ded Prendi është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Repsi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Transportonin lëndë narkotike me automjet, vihet në pranga një shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve, pas një hetimi disajavor të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve për 2 shtetas që do të transportonin me automjetin e tyre një sasi lënde narkotike në bashkëpunim me njëri tjetrin për shitje, gjatë pasdites së djeshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Repsi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Reps, Mirditë, kanë lokalizuar lëvizjen e automjetit duke e ndaluar për kontroll, dhe në bagazh të automjetit, kanë gjetur 2 qese të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike e cila pas peshimit rezultoi 9 kilogramë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., 53 vjeç, banues në Pukë, i cili gjatë ndërhyrjes së policisë, ka mundur të largohet. Vijojnë kontrollet dhe krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet albert ceka ded prendi policia e lezhes albert ceka ded prendi policia e lezhes

Sondazh

Poll