Aktualitet

Plagosi 2 vëllezërit në Sarandë! Autori mori ‘hak’, të miturit i shtypën qenin me makinë

25 Prill 2022, 06:21 Nga DOSJA
Plagosi 2 vëllezërit në Sarandë! Autori mori

SARANDË– Ibrahim Duda, plagosi me thikë mbrëmjen e kaluar dy vëllezërit në Sarandë për shkak të qenit. Është zbuluar se dy vëllezërit i kishin shtypur qenin me makinë 43-vjeçarit. Ky i fundit kreu aktin e rëndë duke sulmuar me thikë në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, vëllezërit, në shenjë hakmarrje.

Duda iu afrua 17-vjeçarit me inicialet K.G duke e sulmuar me thikë. Pranë këtij të fundit ishte dhe i vëllai, 16-vjeçari, i cili po ashtu u sulmua nga 43-vjeçari. Të miturit morën plagë të rënda në kraharor dhe u dërguan menjëherë në spital për mjekim, në gjendje të rëndë. Nuk dihet se si është gjendja e tyre sot. 

Autori i cili është person me precendent penal në të shkuarën, pasi ka qënë dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia është në kërkim të tijin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim duda plagosen dy vellezer ne sarande ibrahim duda plagosen dy vellezer ne sarande

Sondazh

Poll