Bota

Drogat e hedhura pa kriter në tualete, po ‘transformojnë’ krokodilët në Alabama

16 Korrik 2019, 11:43 Nga DOSJA
Drogat e hedhura pa kriter në tualete, po ‘transformojnë’

SHBA, Alabama – Nëse hidhni drogë poshtë tualetit mund të krijoni krokodilë të droguar. Një departament i policisë së Tennessee po paralajmëron banorët që të ndalojnë shpërndarjen e barnave në tualet e tyre sepse qëndron frika se mund të krijojnë krokodilë të droguar. 

Policia ka postuar paralajmërimin në Facebook pasi oficerët gjetën një të dyshuar, që pa sukses u përpoq të shtypte metamfetaminën në shtëpinë e tij.

I dyshuari u arrestua, por policia tha se kjo po bëhet një çështje më e madhe për qytetin, sepse drogat në sistemin e kanalizimeve përfundojnë në pellgjet e mbajtjes për t’u përpunuar përpara se të dërgohen në drejtim të rrymës.

Policia paralajmëron se në qoftë se barnat përfundojnë në pellgje, ata konsumohen nga krokodilët në Shoal Creek duke ‘krijuar’ krokodilë të droguar.

Policia u bën thirrje banorëve të dorëzojnë çdo lloj droge, duke përfshirë medikamentet me recetë, në zyrat e tyre për asgjësimin e duhur në vend të hedhjes pa kriter.       

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alabama hedhja e drogës pa kriter krokodilë të droguar alabama hedhja e drogës pa kriter krokodilë të droguar

Sondazh

Poll