Sport

Chelsea fiton në fund, Pulisic ‘çekiç kokës’ West Ham-it, Jorginho bëhet qersharak

24 Prill 2022, 16:28 Nga DOSJA
Chelsea fiton në fund, Pulisic ‘çekiç kokës’

ANGLI- Chelsea rikthehet te fitorja në kampionat, pasi ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj West Ham, në “Stamford Bridge”, aty ku pak ditë më parë humbi derbin ndaj Arsenalit. Një ndeshje që u zgjidh vetëm në minutën e 90’ me Pulisic, që ia doli të dërgojë topin në rrjetë e t’i japë tre pikët Chelsea-t, që blindon pozitat në vendin e tretë.

Vlen të theksohet se në minutën e 86’ West Ham mbeti me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq ndaj Daëson, që shkaktoi penallti, por nga pika e bardhë gaboi italiani Jorginho, i cili konfirmoi momentin e vështirë që po kalon këtë sezon.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea chelsea

Sondazh

Poll