Bota

FOTO- Hashim Thaçi feston ditëlindjen në burg, djali: Me shumë mall e dashuri…

24 Prill 2022, 15:29 Nga DOSJA

KOSOVË– Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar të atin që ndodhet pas hekurave me asrtin e ditës së lindjes së tij. Në një postim në rrjetet sociale Endrit Thaçi shihet teksa pozon krah gjyshërve. Mbi tavolinë qëndron një tortë ditëlindjeje me mbishkrimin ‘Liria ka emër’.

“Babi, Çdo ditë e jetë tënde është ditëlindje, sepse një jetë të tërë ke qenë i gatshëm për t’u sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty,”- shkruan Thaçi në urimin për të atin.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradainaj dhe Hyni Gucati, po mbahen në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni endrit thaci hashim thaci endrit thaci hashim thaci

Sondazh

Poll