Bota

60 ditë luftë! Blinken sot në Kiev, Zelenskyy: Nëse vriten ushtarët ndërpresim bisedimet

24 Prill 2022, 07:12 Nga DOSJA
60 ditë luftë! Blinken sot në Kiev, Zelenskyy: Nëse vriten

UKRAINË– Lufta në Ukrainë nuk ndalet as në ditën e Pashkëve Ortodokse. Sot lufta arrin ditën e 60-të të saj. Numri i të vdekurve nga sulmet me raketa ruse në qytetin ukrainas të Odessa është rritur në tetë të vdekur dhe rreth 20 të plagosur.

Rusia pretendon se Kievi po planifikon një operacion provokues me përdorimin e amoniakut në portin Yuzhny, për të fajësuar forcat ruse dhe për t’i akuzuar ata. Një deklaratë që Kievi e interpreton në vend të kësaj si një kërcënim të maskuar si një paralajmërim: prandaj do të jetë Moska ajo që do të nisë një sulm kimik në portin e Odessa, sipas Kyiv Independent.

Presidenti Zelensky deklaroi nga një konferencë për shtyp në metronë e Kievit se Ukraina do të tërhiqej nga bisedimet me Moskën nëse ushtarët të ngujuar në një punishte të madhe çeliku në Mariupol vriten nga trupat ruse dhe nëse Rusia mban një referendum për aneksimin e Mariupolit dhe pjesëve të tjera të vendit të tij.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se ai do të ndërpresë bisedimet me Rusinë nëse vriten ushtarët që po mbrojnë Mariupolin.

Zelenskyy ka lajmëruar që këtë të diel Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do ta vizitojë Kievin. Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar vizitën, në të cilën Zelensky thotë se do të jetë pjesë edhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Erdogan i telefonon Zelenskyy-t-: Turqia ofrohet si ndërmjetëse e negociatave

‘Jemi më të fuqishëm se ai’/ Trump: Putin përdor fjalën bërthamore, unë s’do ia lejoja

VIDEO prekëse! Fëmijët e bllokuar në Azovstal: Duam të shohim dritën e diellit

Ndërtesa banimi goditen me raketa në Odesa

UNHCR: Lufta në Ukrainë me pasoja për refugjatët kudo në botë

Vritet nëna me foshnjen nga sulmi me raketa në Odesa

Pashkët Ortodokse, Zelenskyy: Ligësia nuk do ta shkatërrojë Ukrainën

Tetë persona janë vrarë nga bombardimet ruse në Odesa

Nga shtetet e NATO-s, te SHBA dhe BE! Kush janë vendet që i kanë ofruar armë Ukrainës?

VIDEO/ Siklet apo iu është përkeqësuar gjendja? Putin kafshon buzët në Kishë

Zelenskyy: Sapo të kemi më shumë armë do të rimarim teritorret e pushtuara

Vriten dy gjeneral rusë në Kherson të Ukrainës

Imazhet e fundit nga lufta/ Besimtarët ndezin qirinj, tanket ruse rrugëve (FOTO)

Blinken dhe Lloyd Austin vizitojnë sot Kievin

Vizita e sekretarit të OKB-së në Turqi! Zelenskyy: E palogjikshme, duhet të vinte këtu

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll