Aktualitet

E diela, dita pa makina në Tiranë! Ndalohet qarkullimi në disa akse rrugore

24 Prill 2022, 06:38 Nga DOSJA
E diela, dita pa makina në Tiranë! Ndalohet qarkullimi në disa

TIRANË– Edhe sot, dita do të jetë pa makina! Si çdo fundjavë, në kryeqytet do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve, i cili do të nisë prej orës 09:00 deri në 15:00. Qarkullimi i makinave do të devijohet në disa rrugë të caktuara duke shmangur fluksin në akset kryesore.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, sot nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D’Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.ë.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet e diela pa makina tirana pa makina tirane e diela pa makina tirana pa makina tirane

Sondazh

Poll