Aktualitet

Hepatiti akut! OBSH konfirmon viktimën e parë tek fëmijët

24 Prill 2022, 06:26 Nga DOSJA
Hepatiti akut! OBSH konfirmon viktimën e parë tek fëmijët

SHBA– Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se një fëmijë ka ndërruar jetë mes rasteve në rritje të hepatitit akut. Hepatit është raportuar në më shumë se 169 raste në 12 vende të botës.

Sipas organizatës, pjesë e sistemit të OKB-së, deri më 21 prill, raste të hepatitit akut me origjinë të panjohur te fëmijët janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Spanjë, Izrael, Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumani dhe Belgjikë. OBSH vuri në dukje se 114 nga 169 rastet janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Fëmijët që zhvilluan hepatit akut ishin nga një muaj deri në 16 vjeç. Të 17-të u gjykuan se kishin nevojë për transplantim të mëlçisë. Nuk bëhen të ditura detaje për fëmijën që ka ndërruar jetë, as se ku është regjistruar vdekja.

Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së kanë lëshuar një paralajmërim urgjent, duke u kërkuar pediatrit që të jenë vigjilentë për rastet e hepatitit tek të miturit, ndoshta të lidhura me një virus gripi, si pjesë e një hetimi më të gjerë për rastet e pashpjegueshme të hepatitit akut tek fëmijët.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll