Bota

Indonezi/ Tërmeti 5,7 ballë shkatërron shtëpitë dhe tempujt në Bali

16 Korrik 2019, 11:38 Nga DOSJA
Indonezi/ Tërmeti 5,7 ballë shkatërron shtëpitë dhe

Indonezi – Një tërmet ka tronditur Balin dhe ishuj të tjerë në Indonezi këët të martë, duke shkaktuar panik dhe dëme në banesa dhe në njerëz. “Mësohet që të paktën një person ka mbetur i plagosur,” -shkruan Washingtonpost

Ky ishte tërmeti i dytë më i fortë në Indonezi që nga e diela, kur një tërmet në provincën e Veri Maluku vrau katër vetë dhe shkatërroi 1,000 shtëpi. “Rreth 3,100 njerëz po qëndrojnë në streha të përkohshme”- thanë zyrtarët.

Tërmeti 5,7 ballë ishte përqëndruar në det, 82 kilometra në jugperëndim të Denpasarit në Bali në një thellësi prej 91 kilometrash. Agjencia e Gjeofizikës në Indonezi tha se tërmeti nuk kishte potencialin që shkaktonte një cunam.

Tërmeti ka rrëzuar disa mure të tempullit hindu të Denpassarit.

Kujtojmë Indonezia është një ndër vendet që preket shumë nga tërmetet. Në vitin 2004 nga tërmeti i fuqishëm në oqeanin indian u vranë  230,000 njerëz në disa zona të Indonezisë

Marrë dhe përkthyer nga Washingtonpost

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota indonezi shkaterrohen tempujt termet ne bali indonezi shkaterrohen tempujt termet ne bali

Sondazh

Poll