Sport

Kukësi-Laçi/Inagurim me pikë në ‘Kukës Arena’, tifozët në fund të ndeshjes pushtojnë fushën

23 Prill 2022, 21:29 Nga DOSJA
Kukësi-Laçi/Inagurim me pikë në ‘Kukës

KUKËS– Kukësi e ka inauguruar me barazim pa gola ndaj Laçit stadiumin “Kukës Arena”. Skuadra e “verilindorëve” nuk ia ka dalë që t’u dhurojë tifozëve, që sot mbushën plot “shtëpinë” e tyre, fitoren. Pas raundit të 30-të renditja në krye të tabelës vijon të jetë e njëjtë me kurbinasit që mbajnë vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa “verilindorët” qëndrojnë në vend të tretë me 46 pikë të grumbulluara.

Pas vërshëllimës së fundit të kryesorit Hamiti, tifozët pushtuan fushën e gjelbër, duke përqafuar futbollistët, pavarësisht mungesës së fitores. Fatmirësisht nuk pati incidente, futbollistët dhe stafi i Laçit u futen në kohë dhe të sigurt në dhomat e zhveshjes.

 

Sigurisht një veprim i tillë i tifozëve vendës mund të mos kalojë pa u ndëshkuar nga institucionet disiplinore në FSHF, edhe pse pushtimi i fushës nuk kishte të bënte me ndonjë agresion të mbështetësve të Kukësit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kukesi laçi kukesi laçi

Sondazh

Poll