Sport

Goli i pestë në Serie A, Manaj gjen sërish rrugën e rrjetës, por Spezia nuk merr pikë

23 Prill 2022, 15:27 Nga DOSJA
Goli i pestë në Serie A, Manaj gjen sërish rrugën e

ITALI-Në ndeshjen e parë të javës së 34-të të Serie A që (pothuajse) nuk ka asgjë për të kërkuar për klasifikimin, Torino mposht Spezian 2-1 dhe konsolidon vendin e 11-të. Formacioni i Juric kaloi në epërsi në minutën e 3′ me penalltinë e përkthyer në gol nga Lukic (faull nga Erlic ndaj Sanabria-s).

Granatat nuk ‘vrasin’ ndeshjen, me një pjesë të parë të dominuar me raste të humbura nga Seck, Singo dhe Pjaca, por do të ishte sërish Lukic që do të shënonte golin e dytë në minutën e 69′.Për Spezian do të shënonte Manaj në minutën e 97′, por vlejti thjesht për statistikë. Ky ishte goli i 5-të në Serinë A në këtë sezon për sulmuesin e përfaqësueses shqiptare.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport rey manaj spezia rey manaj spezia

Sondazh

Poll