Sport

GJERMANI/ Rekord monstruoz i Bayern Munich, fiton Bundesligën për të dhjetën vit radhazi

23 Prill 2022, 18:38 Nga DOSJA
GJERMANI/ Rekord monstruoz i Bayern Munich, fiton Bundesligën për

GJERMANI– Bayern Munich fiton 3-1 ndaj Borussia Dortmund dhe fiton titullin e 10-të radhazi. Një rekord që nisi në vitin 2013 dhe që duket vërtet i vështirë për t’u dhënë fund. Në këtë mënyrë Bayern ia heq primatin e kampionateve të fituara radhazi Juventusit, i cili u ndal në nëntë.

Bayern para kësaj ndeshje kishte një avantazh prej nëntë pikësh ndaj Borussia Dortmundit dhe e dinte se duke fituar ‘Klassiker’ do të ishte ampion i Gjermanisë në sezonin 2021-2022. Llogaritë u mbyllën shpejt, sepse në pjesën e parë Gnabry dhe Leëandoëski shënuan kundër Borussia-s.

Më pas gjithçka ishte tatëpjetë dhe nisi numërimi mbrapsht për festën e Bayernit, i cili pas penalltisë së Emre Can fikson rezultatin në 3-1 me Musialën. Ky është titulli i parë i Nagelsmann, një trajner i lindur në 1987, i cili është vetëm dy vjet më i madh se Thomas Muller, një nga senatorët e skuadrës. Ky ishte titulli i 31-të për Bayern Munich.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich bundesliga bayern munich bundesliga

Sondazh

Poll