Sport

Thatësirë në ‘Loro Boriçi’/ Vllaznia-Partizani bëjnë zhurmë për… asgjë

23 Prill 2022, 16:59 Nga DOSJA
Thatësirë në ‘Loro Boriçi’/ Vllaznia-Partizani

SHKODËR– Nuk ka fitues në takimin mes Vllaznisë dhe Partizanit për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.Sfida nisi me një ritëm të lart që në fillim, me Skukën që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8’, por gjyqtari Xhaja dhe më pas VAR-i e akorduan si të parregullt. Më pas sfida nuk kishte shumë raste dhe nuk prodhoi më gola.

Në minutën e 80’, vendasit pretenduan për një 11-metërsh pas rrëzimit të Latifit në zonë, por edhe këtu Xhaja dhe më pas VAR-i nuk e akorduan si një të tillë. Skuadrat nuk lëvizin në renditje, me Partizanin që qëndron në vendin e 4-të dhe Vllaznia një vend më poshtë, me një pikë diferencë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani vllaznia partizani vllaznia

Sondazh

Poll