Sport

“Ke 72 orë për t’u larguar ose do të hidhesh në erë”/ Zbulohen kërcënimet për Maguire

23 Prill 2022, 15:54 Nga DOSJA
“Ke 72 orë për t’u larguar ose do të hidhesh në

ANGLI- “Ka tre bomba në shtëpinë tënde, ke 72 orë kohë të largohesh nga klubi ose do t’i hedhim në erë”. Detaje të reja dalin në ditët e frikës së përjetuar nga kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, pas humbjes 4-0 ndaj Liverpool. Shtypi britanik ka rikonstruktuar në detaje makthin e përjetuar nga mbrojtësi anglez, i cili ishte duke u stërvitur kur agjentit të tij i erdhi një email duke kërcënuar me vdekje mbrojtësin, partneren e tij Fern Haëkins dhe dy vajzat e tij.

Policia shkoi në vendngjarje me njësinë e qenve pa gjetur asnjë bombë, por gruaja dhe dy vajzat, raporton Sun, u transferuan në një shtëpi të sigurt, ndërsa Maguire shkoi të jetonte në shtëpinë e një shoku të skuadrës.Nga stafi i mbrojtësit të kombëtares flasin për një ‘kërcënim serioz’ dhe, sipas The Atlantic, kapiteni, ende i tronditur nga ajo që ndodhi, nuk do të dalë në fushë që në minutën e parë në ndeshjen e sotme kundër Arsenalit.

“Është një tjetër shenjë e keqe e një bote gjithnjë e më të çmendur në të cilën jetojmë”, tha trajneri i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick, duke komentuar episodin në një konferencë për shtyp.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport maguire manchester united maguire manchester united

Sondazh

Poll