Sport

F1/ Në xhiron e parafundit, gomat ‘tradhëtojnë Leclerc,Verstapen triumfon në provat zyrtare

23 Prill 2022, 18:22 Nga DOSJA

ITALI– Max Verstapen konfirmon formën mjaft të mirë dhe ia del të fitojë garën sprint duke siguruar kështu edhe pole position në çmimin e madh të Emilia Romagna në Itali. Piloti i Red Bull do ta nisë garën i pari edhe pse iu desh shumë mund për të fituar duelin kokë më kokë me rivalin e Ferrarit, Leclerc.

Emocione të mëdha në pistën e Imolas, me holandezin që e nisi keq pasi u parakalua shume shpejt nga Leclerc, por ky i fundit vuajti shumë konsumin e gomave aq sa gradualisht e dorëzoi pozicionin e parë në favor të Verstapen. Vendi i trete u arrit nga Sergio Perez po me Red Bull, kurse i katërti u rendit ferraristi tjeter, Carlos Sainz.

Vijon momenti katastrofik për Mercedes, Leëis Hamilton do ta nis garën nga pozicioni i 14-të kurse George Russell nuk shkoi me tej se vendi i 11-të.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport formula 1 verstapen formula 1 verstapen

Sondazh

Poll