Aktualitet

Zgjedhje për kryetar dege në PD/ Votohet në 15 qendra, Berisha: Do ankohemi për Yuri Kim

23 Prill 2022, 07:15 Nga DOSJA
Zgjedhje për kryetar dege në PD/ Votohet në 15 qendra, Berisha:

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka votuar sot për kreun e degës nr.2 në Tiranë. I shoqëruar nga bashkëshorten e tij, Liri, Berisha ka hedhur votën për kandidatin e tij, ndërkohë që ka ndaluar për të dhënë edhe një mesazh për mediat. Ish-kryeministri, Sali Berisha ka votuar në selinë blu për kryetarin e degës 2 të Rithemelimit në Tiranë.

Ai i konsideroi këto votime si ‘historike’, ndërsa i pyetur mbi vendimin e gjykatës që regjistroi ankimin e PD kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi statutin e Berishës, ish-kryeministri tha se asgjë nuk e ndalte revolucionin. Ai u ndal edhe te ambasadorja amerikan në Tiranë, Yuri Kim, duke i konsideruar deklarata e saj si qëndrim e individuale, teksa theksoi se do të informojnë autoritetet e SHBA.

“Nuk besoj se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të madh të lirisë, ky është akt individual për të cilin ne do informojmë autoritetet e SHBA,”– tha ai.

Ditën e sotme zgjedhjet u kryen në disa degë, ku pocesi i votimit është hapur rreth orës 08:00 dhe ka përfunduar rreth orës 18:00. Në Poliçan u zgjodh kryetar dege Behar Xhaferraj me 69% të votave; në Kolonjë u shpall kryetar dege Viktor Duro me 615 të votave; në degën numër 15 në Tiranë u zgjodh kryetar Florind Mansaku; në Pukë është zgjedhur Demir Hyseni me 67% të votave; në Rrogozhinë u shpall kryetar dege Ilir Kasa me  67% të votave; në Dimal u zgjodh kryetar Bujar Dhëmbo me 60% të votave; në Kurbin u zgjodh Gjergj Oroshi me 56% të votave; në Fush-Arrëz u zgjodh Hil Kola me 84% të votave; në degën numër 4 në Tiranë u zgjodh kryetar Astrit Kasa me 51% të votave; në Lushnje është zgjedhur Eduard Sharka me 52% të votave; në degën numër 2 në Tiranë është zgjedhur Irma Marku me 54% të votave.

KANDIDATËT NË GARË:

Dega e PD Mat

1. Besnik Riza Muharremi
2. Denisa Nazmi Vata
3. Xhezmi Iliaz Dika

Dega e PD Durrës

1. Ardian Mihal Muka
2. Igli Latif Cara
3. Osman Stafa

Dega e PD Gramsh

1. Ahmet Rahman Zani
2. Armir Gani Xhangolli
3. Artur Kalem Rrodhe
4. Gëzim Rapush Toçila
5. Kodhel Tefik Cala

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, zgjidhet Irma Marku me 54% të votave në Tiranë

Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, përfundon numërimi në Lushnje dhe Tiranë

Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, përfundon numërimi në Dimal, Kurbin dhe Fush-Arrëz

Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, zgjidhet Ilir Kasa me 67% të votave në Rrogozhinë

Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, përfundon numërimi në Pukë dhe Tiranë

Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, zgjidhet Viktor Duro me 61% të votave në Kolonjë

Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, zgjidhet Behar Xhaferraj me 69% të votave në Poliçan

Deklarata e Yuri Kim, Berisha: Do informojmë SHBA! Asnjë s’e ndal revolucionin

VD-‘Kjo është opozita e vërtetë’, Berisha flet pas votimit: Fundi i kryetarokracisë

VIDEO/Berisha mbërrin në seli, voton për kreun e degës së PD-së në njësinë nr 2

Zgjedhjet për kryetar dege në PD, tre kandidatët që garojnë në Durrës

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike zgjedhjet ne pd zgjedhjet per kryetar ne pd zgjedhjet ne pd zgjedhjet per kryetar ne pd

Sondazh

Poll