Aktualitet

S’ka KRAP! Ministria e Bujqësisë NDALON peshkimin në Shkodër, s’lejohet as në Prespë e Ohër

23 Prill 2022, 13:17 Nga DOSJA
S’ka KRAP! Ministria e Bujqësisë NDALON peshkimin në

TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalimin e peshkimit në Liqenin e Shkodrës, për një periudhë dy mujore. Për të gjithë peshkatarët është e ndaluar peshkimi me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 m nga bregu. Sipas urdhërit të siguruar nga “neësbomb.al”, mban datën 1 prill 2022 dhe ndalon gjuetinë deri më datë 31 maj 2022, për treg dhe për konsum privat. Përjashtim, sipas urdhrit të firmosur nga Frida Krifca bën vetëm ngjala, e cila lejohet të peshkohet vetëm me grepa nga subjektet e pajisura me leje peshkimi nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të liqenit të Shkodrës, siç është parashikuar në Planin e Menaxhimit të Ngjalës.

PJESË NGA DOKUMENTI:

Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhjen në treg ose për konsum të të gjitha llojeve të peshqve në liqenin e Shkodrës, nga data 1.4.2022 deri më 31.5.2022, me përjashtim të ngjalës e cila lejohet të peshkohet vetëm me grepa nga subjektet e pajisura me leje peshkimi nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të liqenit të Shkodrës, siç është parashikuar në Planin e Menaxhimit të Ngjalës.

Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhjen në treg ose për konsum të gjuhcës (cironkës)–Alburnus Albidus Alborellanë liqenin e Shkodrës, për periudhën 1.4.2022 deri më 31.7.2022. Për periudhën 1.6.2022 deri më 30.6.2022, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 m nga bregu.

Në një urdhër të dytë të firmosur 10 ditë më vonë, më 11 prill, Ministria e Bujqësisë njofton ndalimin e peshkimit në liqenet e Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës dhe Shkopetit. Në këto pesë liqene, gjuetia ndalohet për një periudhë më të gjatë, deri më 20 korrik 2022.

Ndalimin e peshkimit, me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhjen në treg ose për konsum të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit dhe konkretisht: -për gjuhcën (cironka) – Alburnus Albidus Alborella, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2022, në liqenin e Ohrit dhe prej 1 prillit deri më 31 korrik 2022, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit; -për krapin – Cyprynus Carpio, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2022, në liqenin e Ohrit dhe prej 25prillit deri më 25 maj 2022, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit; Për periudhën 20.7.2022 deri më 20.8.2022, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 ml nga bregu për liqenin e Ohrit dhe për periudhën 25.4.2022 deri më25.6.2022, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën bregliqenore prej 150 ml nga bregu për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e bujqesise ministria e bujqesise

Sondazh

Poll