Aktualitet

Nis hetimi ndaj 54-vjeçarit që prodhonte dhe shiste ilegalisht produkte të ndryshme

23 Prill 2022, 15:46 Nga DOSJA
Nis hetimi ndaj 54-vjeçarit që prodhonte dhe shiste ilegalisht

SHKODËR– Një 54-vjeçar që dyshohet se prodhonte dhe shiste detergjentë pa kontroll është vënë nën hetim në Shkodër. 54-vjeçari, i identifikuar me iniciale B. K., punonte me prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentësh dhe gjatë kontrollit në punishten e tij, i janë gjetur produkte industriale për të cilat nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës. Policia njofton se 54-vjeçari i prodhonte dhe i tregtonte këto produkte, në mënyrë të kundërligjshme, duke sjellë dëme në shëndetin e përdoruesve të tyre. Ndaj dhe po hetohet për “Prodhim të kundërligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Acidet”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar. Procedohet penalisht pronari i një subjekti, i cili hidhte në treg produkte të ndryshme që i prodhonte në mënyrë të kundërligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në kuadër të masave kundër informalitetit, me qëllim verifikimin e zbatimit të procedurave ligjore për administrimin e produkteve industriale që hidhen ne treg, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Acidet”.

Si rezultat i këtij operacioni u procedua penalisht shtetasi B. K., 54 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, në Dobraç, me fushë aktiviteti prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentësh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat 54-vjeçari nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K. i prodhonte dhe i tregtonte këto produkte, në mënyrë të kundërligjshme, duke sjellë më pas dëme në shëndetin e përdoruesve të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni acidet shkoder operacioni acidet shkoder

Sondazh

Poll