Aktualitet

ÇUDIA! EMSC: Kemi bllokuar shumë adresa, komentuesit “parashikonin” tërmetet

23 Prill 2022, 14:21 Nga DOSJA
ÇUDIA! EMSC: Kemi bllokuar shumë adresa, komentuesit

TIRANË– Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) ka hasur një problem të pazakontë. Këtë të shtunë ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter se kanë bllokuar shumë përdorues pas tërmetit që goditi Bosnjën, një natë më parë, për një arsye të çuditshme. Sipas EMSC, një vendim i tillë është marrë për shkak të postimeve të shumta fyese, fyerjeve politike dhe parashikimeve të rreme të tërmeteve që përdoruesit e aplikacionit linin në faqe.

“Kemi bllokuar sërish shumë profile orët e fundit. E përsërisim: Mos e përdorni aplikacionin për pretendime për parashikimin e tërmeteve sepse një gjë e tillë është e pamundur, mos shkruani komente politike dhe ofenduese përndryshe do të bllokoheni. Faleminderit,“– shkruan EMSC.

We have again blocked a number of accounts in the last few hours. We repeat our policy: do not associate @Lastquake and use its visibility to claim earthquake prediction as it does not exist, do not make political or offensive statements or you will be blocked. Thank you

— EMSC (@LastQuake) April 23, 2022

Ndërsa në një tjetër postim në rrjetet e tyre sociale, sqarohet gjithashtu se përdoruesit kishin nisur të parashikonin tërmetet, edhe pse kjo është e pamundur, por rastësia dukej se i bënte të tillë.

“Me siguri do të dëgjoni disa njerëz të shpjegojnë se e kishin parashikuar këtë tërmet. Qëndroni larg tyre, ata ose janë sharlatanë ose po mashtrojnë për të rritur më tej ankthin tek popullata. Fatkeqësisht, shkenca ende nuk mund të parashikojë tërmetet,”- thuhet në deklaratë.

Mbrëmjen e kaluar, Ballkani u trondit nga një tërmet i fuqishëm 6 ballë, me epiqendër në Bosnjë, por që u ndje edhe në shtete të tjera, mes tyre edhe në Shqipëri. Në Bosnjë, atje ku ishte dhe epiqendra e tërmetit, si pasojë e lëkundjeve një vajzë humbi jetën.

LAJMI KRYESOR/ Tërmeti 6 ballë trondit Bosnjën, shënohet viktima e parë, lëkundjet ndjehen në Shqipëri

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emsc termet ne bosnje-hercegovine emsc termet ne bosnje-hercegovine

Sondazh

Poll