Aktualitet

Tërmeti 6 ballë trondit Bosnjën, shënohet viktima e parë, lëkundjet ndjehen në Shqipëri

23 Prill 2022, 05:17 Nga DOSJA
Tërmeti 6 ballë trondit Bosnjën, shënohet viktima e

BOSNJE HERCEGOVINË- Një tërmet me magnitudë 6 goditi rajonin e Bosnjë dhe Hercegovinës, ku është shënuar dhe viktima e parë dhe janë plagosur disa persona.

Viktima është  Elmira Sefo, një 28-vjeçare nga Stolaci në shtëpinë e së cilës ra një gur ndërkohë që prindërit e saj kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen për momentin në spital. Fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj. Sipas qendrës spitalore në Stolac një numër i madh i njerëzve janë lënduar.

Kryetari i komunës së Stolacit, Stjepan Boshkoviq ka folur pas mbledhjes së Shtabit të Krizave në Bosnje ku u shpreh se mbrëmë është shënuar me një tragjedi e madhe për qytetin ku humbi jetën dhe një 28-vjeçare. Boshkoviq i shprehu ngushëllimet e tij fasmiljarëve për vdekjen e 28-vjeçares dhe tha se po punojnë për të kthyer gjithçka në normalitet.

Mure të shembura, tjegullat të thyera dhe banesa të dëmtuara është panorama që la pas tërmeti 6 ballë që trondit Bosnjën. Tërmeti me magnitudë 6 ballë afër Stolacit është ndjerë në shumë qytete, si në Sarajevë, Mostar, Trebinje, Banja Luka, Lubinj. Një pjesë e oxhakut të pallatit pranë Teatrit Kombëtar është shembur në rrugën Marshal Tito.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti ishte në një thellësi prej 5 km dhe ndodhi 42 kilometra në juglindje të qytetit të Mostarit në orën 23:07 me orën lokale.

Tërmeti u ndje në të gjithë vendin dhe në të gjithë rajoni duke përfshirë Shqipërinë,  Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi fqinjë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FOTO/ Tërmeti ndëmton banesën në Tropojë, plasaritje në muret e jashtme dhe të brendshme

“O njerëz tërmet, o nëna ime”,reagimi i të riut nga Bosnja i cili ishte live në Youtube

Panik nga tërmeti i fuqishëm, lëkundjet shkatërrojnë shkollën në Stolac

‘Na ndihmoni’, flet komshiu i 28-vjeçares që humbi jetën nga tërmeti: Na telefonoi e ëma

‘Nuk mund të rikthejmë jetën e humbur, por do t’i ndihmojmë’, flet kryebashkiaku i Stolacit

Tërmeti tronditi Bosnjen, paralajmëron sizmiologia: Mund të ketë lëkundje edhe më të forta

Panik nga tërmeti i fuqishëm, lëkundjet shkatërrojnë dyqanet dhe krijojnë gropa në rrugë

VD/ Momenti kur tërmeti lëkund studion, Hoxha nga Peja nis e lutet: Allahu na mëshiroftë…

Banesa të dëmtuara dhe njerëz të panikosur, çfarë la pas tërmeti që tronditi Bosnjen

U gjet nën rrënoja, detajet për viktimën nga tërmeti në Bosnje, shkëmbi i zuri shtëpinë

‘Kanë plagë të lehta’,Drejtori i Qendrës Shëndetësore flet për të lënduarit nga tërmeti

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni termet ne bosnje-hercegovine termet ne bosnje-hercegovine

Sondazh

Poll