Aktualitet

VD-U testua me “AquilaScan”, rezultoi i droguar, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

23 Prill 2022, 12:19 Nga DOSJA
VD-U testua me “AquilaScan”, rezultoi i droguar, arrestohet

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës, vuri në pranga një 25-vjeçar, i cili rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Teksa i bën testin e drogës, një 21-vjeçar rezultoi pozitiv duke bërë që të dërgonin në Komisariat me pranga në duar. Po ashtu, është gjobitur me 15 mijë lekë, i është pezulluar patenta për 12 muaj dhe i janë hequr 10 pikë nga leja e drejtimit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës vë në pranga një tjetër shtetas që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. 4 ditë më parë, Policia Rrugore e Tiranës, vuri në pranga një 25-vjeçar i cili rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të alternuara me shërbime të uniformuara dhe të pauniformuara, me qëllim jo vetëm verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, por edhe ndëshkimin e veprave të tjera penale që cenojnë integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Gjatë kontrolleve policore, në rrugën “Xhanfize Keko”, është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi S. D., 21 vjeç, të cilit, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan. Pas testit, rezultoi se 21-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aquilascan tirane aquilascan tirane

Sondazh

Poll