Aktualitet

Arrestohet 49-vjeçari në Shkodër, u kap me armë zjarri, kapsolla dhe drogë (Emri)

23 Prill 2022, 11:50 Nga DOSJA
Arrestohet 49-vjeçari në Shkodër, u kap me armë zjarri,

SHKODËR- Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi u kap me armë zjarri pa leje, municion luftarak e lëndë narkotike. Forcat blu morën informacione se qarkullonte me armë zjarri me vete, ndaj nisën operacionin dhe vunë në pranga 49-vjeçarin e identifikuar si Ardian Gjergji, banues në fshatin Pistull, Vau i Dejës.

Gjatë kontrollit në mjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga ai, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, me një krehër me fishekë, si dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa. Ndërsa në banesën e tij gjetën një armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë, 4 krehra, rreth 200 fishekë të llojeve të ndryshme, 26 kapsolla detonatore, 6 detonatorë elektrik, 1 kallëp si ajo e lëndës eksplozive, 2 fitil zjarrpërcjellës dhe një dorezë ebaniti. Të gjitha u sekuestruan nën cilësinë e provave materiale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardian gjergji operacioni pistuli policia e shkodres ardian gjergji operacioni pistuli policia e shkodres

Sondazh

Poll