Aktualitet

Tërmeti shkundi vendin, Peleshi: Nuk raportohet për dëme e të lënduar

22 Prill 2022, 21:44 Nga DOSJA
Tërmeti shkundi vendin, Peleshi: Nuk raportohet për dëme e

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se tërmeti që shkundi Shqipërinë mbrëmjen e sotme nuk ka lënë pas të lënduar apo dëme materiale. Në një postim në Facebook, ai shkruan se ky tërmet është ndjerë në të gjithë vendin. Sipas Peleshit, të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin.

“Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqendër 10 km në Jug- Perëndim të qytetit Monstar, Bosnje Hercegovinë, me Magnitudë 5.7, Thlësia 10 km, 202 km nga Tirana.  Ky tërmet është ndjerë pothuajse në të gjithë vendin por deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohë të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin,”- shkruan Peleshi.

LAJM KRYESOR: TËRMET në Bosnje, shkundet Ballkani e Shqipëria, qytetarët dalin nga shtëpisë (E plotë)

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet termet ne bosnje-hercegovine termet ne shqiperi termet ne bosnje-hercegovine termet ne shqiperi

Sondazh

Poll