Aktualitet

EMRI/ Aksident në Lushnje, humb jetën 67-vjeçari

22 Prill 2022, 17:34 Nga DOSJA
EMRI/ Aksident në Lushnje, humb jetën 67-vjeçari

LUSHNJE– Një person i identifikuar si Kostandin Sylari është plagosur dhe ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Krutje-Imshte në vendin e quajtur ‘Kthesa e Ngurrezës’.

Konkretisht Sylari po udhëtonte me një motoçikletë në momentin që është përplasur nga një kamionçinë. I plagosuri është dërguar në spital dhe se për shkak të plagëve të rëndë që kishte marrë humbi jetën.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz. Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje aksident në lushnje

Sondazh

Poll