Aktualitet

Sherri me hanxhar në Lushnje, fqinjët: Ishte dehur e bërë tapë ai, djali donte ta trembte

22 Prill 2022, 20:24 Nga DOSJA
Sherri me hanxhar në Lushnje, fqinjët: Ishte dehur e bërë

LUSHNJE– Fqinjët e familjes Qorri ku për pak ndodhi një tragjedi kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar kur kanë parë djalin Albani që të merrte hanxharin e t’i sulej të atit duke e kërcënuar se do ta vriste. Sipas një fqinjeje, i gjithë sherri ka nisur pas një diskutimi për serat. Gruaja e moshuar shton se Aleks Qorri, babai i Albanit ishte në gjendje të dehur, e se për këtë arsye debati mes tyre ka agravuar.

“Babai i tij ishte në klub, kishte pirë, vjen pastaj dhe i thotë djali ‘o babi ke hapur sërën’ ‘çfarë sere’ i thotë ai. Më pas dëgjuam zhurma, ishte super tapë ai. Më pas mori sëpatën djali dhe iu ul, më shumë për ta trembur e frikësuar babanë,”- thotë gruaja në fjalë.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Krutje të Lushnjes. 56-vjeçari Aleks Qorri telefonoi policinë dhe kërkoi ndihmë. Efektivët mbërritën në shtëpinë e familjes Qorri, por i riu kur i ka parë u ka kërkuar të largoheshin, në të kundërt do t’i dëmtonte ata dhe veten. I riu u vu në pranga e tashmë do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alban qorri aleks qorri djali dhunon babain alban qorri aleks qorri djali dhunon babain

Sondazh

Poll