Aktualitet

Berisha-DASH: Kim ndërhyri që të pranohej ankimimi i Alibeajt, e pranoi vetë, mos e lejoni

22 Prill 2022, 15:48 Nga DOSJA
Berisha-DASH: Kim ndërhyri që të pranohej ankimimi i Alibeajt, e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të mos lejojë ndërhyrjet e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, në sistemin e drejtësisë shqiptare. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Kim ka ndërhyrë që Gjykata të pranojë ankimin e Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të njohjes së statutit të 11 dhjetorit që i dha ligjshmërinë e PD-së Komisionit të Rithemelimit. Berisha kërkon nga DASH që të mos lejojnë ndërhyrjet e Kim.

Postimi i plotë i Berishës: Njoftim Shtypi! Gjate ketyre diteve, ne konferencat e mia per shtyp, sot paradite dhe te premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA ne Tirane ka nderhyre ne procesin e gjykimit te ankeses se paraqitur kunder vendimit te gjykates se Tiranes per regjistrimin e Statutit te Kuvendit te 11 dhjetorit  2021, ankim i cili eshte ne kundershtim flagrant me kodin e procedures civile dhe praktiken e gjykatave deri me sot. Per nderhyrjen e saj per kete çeshtje ajo ka kerkuar ndihmen e qeveritareve te rendesishem te Partise Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim te kesaj nderhyrje, ambasadorja Kim pranoi permes nje tëitter se ka nderhyre ne sistemin e drejtesise.

Duke e konsideruar kete nderhyrje nje akt te rende dhe te papranueshem shtoj se gjykatat prezumohen te jene te pavarura dhe cdo nderhyrje pavaresisht makiazhit perben cenim te hapur te kesaj pavaresie dhe dhunon ligjet e  kushtetuten e vendit dhe parimet nderkombetare te drejtesise te pavarur. Kur presioni dhe nderhyrja vijne nga diplomate te huaj, pervecse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojne gjithashtu dhe konventat nderkombetare qe ndalojne rreptesisht kthimin e diplomateve ne aktore politike. I bej thirrje Departamentit te Shtetit te mos lejoje nderhyrjet e palejueshme te ambasadores Kim ne proceset gjyqesore dhe pavaresine e drejtesise ne Shqiperi. Sb.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore enkelejd alibeaj sali berisha yuri kim enkelejd alibeaj sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll