Aktualitet

Zjarri në komisariat i mori jetën 26-vjeçarit, lihen në burg dy efektivët

22 Prill 2022, 14:14 Nga DOSJA
Zjarri në komisariat i mori jetën 26-vjeçarit, lihen në

TIRANË– Efektivët Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi, të cilët ishin në krye të detyrës në momentin që komisariati nr.5 i policisë u përfshi nga flakët dhe për pasojë humbi jetën i ndaluari Arben Mici. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre. Në burg është lënë edhe Dilaver Idrizi, i cili ishte bashkë me Micin në qeli në momentin që iu vu flaka komisariatit. 

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e 26 marsit. Rreth orës 21:00, Arben Mici u lejua të dilte nga izolimi për të pirë një cigare. Me çakmakun që kishte në dorë, 26-vjeçari i akuzuar për dhunë në familje u fut në qeli, i vuri zjarrin dyshekut dhe më pas shkoi në banjo, ku dhe u gjet i pajetë. Shpresa e tij ishte që efektivët të hutoheshin nga tymi e të arratisej. Çakmaku iu gjet në xhep bashkë me cigaret. Por vëmendjen policëve ua kishte marrë diçka tjetër, ndeshja Spanjë-Shqipëri. Për rrjedhojë, Dilaver Idrizi që u prangos pasi hodhi gruan e tij nga kati i tretë i pallatit ku jetonin u dëmtua. Efektivi që ndërhyri Hajredin Boja u plagos gjithashti. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben mici fatmir isufi hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez arben mici fatmir isufi hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll