Aktualitet

Moti i keq në vend! Erërat ‘paralizojnë’ lundrimet në Vlorë dhe Shëngjin, mungon energjia

22 Prill 2022, 11:42 Nga DOSJA
Moti i keq në vend! Erërat ‘paralizojnë’ lundrimet

TIRANË– Erërat e forta kanë shkaktuar probleme në disa zona në territorin e Shqipërisë. Në Vlorë, Durrës dhe Shëngjin janë paralizuar lundrimet dhe peshkimi për shkak se intensiteti i erërave dhe dallgëzimi ka qënë shumë i lartë. Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri në 6 ballë në drejtim jug-lindje ndërsa kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vazhdim.

Bashkia e Vlorës paralajmëroi qytetarët që të shmangin daljet e panevojshme pasi moti do të përkeqsohet në orët në vijim. 

Disa pisha në pyllin e Sodës në Vlorë kanë rënë pranë aksit rrugor duke shkaktuar bllokim të këtij të fundit. Era e fortë ka shkaktuar edhe dëmtim të rrjetit të transmetimit të energjisë dhe që prej orës 4 të mëngjesit kanë mbetur pa energji elektrike Dukati, Orikumi dhe Radhima. Po ashtu, probleme me energjinë ka pasur edhe në Kuçovë. Zonat që po përballen me mungesë të energjisë elektrike janë Lumas, Mbolan, Lapardha, Otllak, Moravë, Vodëz, Shegjëz, Perondi, Kozare.

Pritet që moti i keq të vijojë për disa ditë, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar që të kenë kujdes. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ishte parashikuar të vinte në Durrës, shtyhet mbërritja e tragetit nga Ancona

LAJM I FUNDIT/ Moti i keq lë tragetin në det të hapur në Vlorë, bllokohen 77 pasagjerë

Moti i keq/ Disa zona pa energji në Vlorë, pezullohet lundrimi në portin e Shëngjinit

Moti i keq, priten furtuna/ Apeli i Bashkisë së Vlorës: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Erërat e forta ‘paralizojnë’ lundrimin detar në Vlorë! Dëme në biznese, disa zona pa drita

HARTA LIVE: Parashikimi i motit për sot, java mbyllet me reshje shiu në të gjithë vendin

(A.B)Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll