Politike

Inceneratori i Fierit, Kryemadhi: Në burg me Alqi Bllakon duhet të jetë dhe Armando Subashi

22 Prill 2022, 13:42 Nga DOSJA
Inceneratori i Fierit, Kryemadhi: Në burg me Alqi Bllakon duhet të

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur se kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi duhet të jetë pas hekurave bashkë me ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako. E ftuar në “Pikat mbi i”, Kryemadhi tha se në lidhje me shpronësimin e pronës për inceneratorin e Fierit ka shpërdorim detyre, pasi personi që ka paguar paratë është Armando Subashi. Sipas Kryemadhit, për këtë gjë ka një vendim dhe se nuk duhej arrestuar vetëm Bllako.

“Pse them që SPAK-u është në provë? A po themi luftë kundër korrupsionit? Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet selektive. Lufta kundër korrupsionit bëhet ballore. Sepse po e bërë selektive e rrit korrupsionin më shumë. Sepse vdes atë qelizë që po pretendon se mund te ngrihet. Mua më ka dhënë një fijë shprese SPAK-u. Po nëse SPAK-u nxjerr një njoftim për inceneratorin e Fierit ku thotë se në lidhje me shpronësimin e pronës për inceneratorin e Fierit ka shpërdorim detyre, arrestohet Alqi Bllako, personi që ka paguar paratë është Armando Subashi, i cili ka një vendim. Armando Subashi nuk është budalla, Armando Subashi ka qenë gjyqtar. Dhe Armando Subashi e di shumë që një veprim i tillë, nuk mund të paguajë, pra vepra e Armando Subashit është aty. Armando Subashi nuk duhet ta paguante sepse e ka konstatuar që ajo është tokë arë,”- tha Kryemadhi. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako armando subashi monika kryemadhi alqi bllako armando subashi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2022, 10:47

VD-Berisha sfidon Ramën: E mund edhe i vdekur!

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngacmuar kundërshtarin e tij politik, Edi Rama. Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se Rama e ka marr...