Bota

U përfshi në skandalin e ryshfetit në Slloveni, kush është ambasadori i Kosovës (PROFIL)

22 Prill 2022, 13:52 Nga DOSJA
U përfshi në skandalin e ryshfetit në Slloveni, kush

SLLOVENI- Ish-anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes që u emërua ambasador i Kosovës në Zagreb vitin e kaluar është implikuar në një skandal të madh financiar për të cilin ka raportuar mediumi slloven Planet Tv. Berishaj ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani. Berishaj mori detyrën e ambasadorit në dhjetor të vitit të kaluar.

Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai është drejtor i Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni.

Martin Berishaj ka lindur në Tuz të Malit të zi ku edhe e ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale në Lubjanë të Sllovenisë në vitin 1984. Në Fakultetin e Arteve në Lubjanë, Berishaj mori titullin Master dhe Doktor.

Nga viti 1989 dhe përgjatë viteve të 90-ta, Berishaj ka qenë aktivisht i përfshirë në jetën kulturore në Slloveni dhe përfshirjen e shqiptarëve në jetën politike atje.

Ka qenë kryetar i Partisë së parë shqiptare në Slloveni “Unioni Demokratik i Kosovës” dhe kishte marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Sllovenisë në vitin 1990.

Berishaj ka qenë pjesë e komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi i formuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci para se ta merrte këtë post ishte emëruar anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Tani, ambasadori Berishaj po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Sot, në një postim të shkurtë në Facebook, Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN./GazetaExpress/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota martin berishaj ramush haradinaj robert golob martin berishaj ramush haradinaj robert golob

Sondazh

Poll