Aktualitet

U gjet me fyt të prerë, kush ishte avokati shqiptar që vranë në Itali! Miku s’i mban lotët

22 Prill 2022, 09:08 Nga DOSJA
U gjet me fyt të prerë, kush ishte avokati shqiptar që vranë

ITALI- Miku i avokatit shqiptar Aineo Redo, 48 vjeç, i cili u gjet i vdekur në Itali është tronditur nga ngjarja e rëndë ka rrëfyer me lot në sy takimin e fundit me të dhe pasionin që kishte për futbollin.

“Aineo ishte i jashtëzakonshëm. Ai ishte një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne.”

Avokati Mario Di Frenna nuk i mban dot lotët: për të 49-vjeçari që ndërroi jetë ishte më shumë se një koleg me të cilin ndante zyrën në via Malta 7 që nga viti 2007, së bashku me avokatin tjetër, Franco Beretti. Ai ishte gjithashtu një mik me të cilin kishte ndarë pasionet. 

“E kam parë Aineon për herë të fundit mbrëmë. U përshëndetëm në orën 23.30. Ai më tha: “Shihemi nesër në zyrë”. Por në orën 10.50, kur mbërrita, ai nuk ishte  aty. Pastaj më thirrën karabinierët… Aineo ishte i dashur nga të gjithë, i vlerësuar nga klientët dhe nga komuniteti shqiptar që ndihmoi shumë. Ai ishte një avokat i zgjuar, i ndershëm dhe i dashur, ndihmues dhe gazmor. Ai e kishte nisur nga e para dhe pasi kishte ardhur nga Shqipëria, kishte mundur të ndërtonte me sakrifica një karrierë të shkëlqyer.”

Historia e Redo shquhet për vullnetin dhe këmbënguljen e saj . Në Shqipëri kishte diplomuar për Fizikë, sipas diktatit të qeverisë, kishte nisur të jepte mësim, por për vete ëndërronte një të ardhme ndryshe, në Itali. Në vitin 1996 ai pagoi një kontrabandist, hipi në një gomone me rreth tridhjetë bashkatdhetarë dhe më pas zbarkoi në Pulia.

“Me vete – thotë Di Frenna – kishte vetëm pasaportën dhe rrobat”.

Në Itali e priti xhaxhai i tij dhe arriti të siguronte një leje qëndrimi pasi më parë kishte gjetur vend pune si bukëpjekës. Më pas gjeti punë në një fabrikë, ku bënte turnin e natës ndërsa u regjistrua në Fakultetin Juridik në Parma, ku u diplomua në vitin 2004 për të drejtë administrative dhe më pas ndërmori procesin për t’u bërë jurist. Si profesionist, ai u specializua në emigracion , duke ndërthurur ndjeshmërinë personale që vinte nga historia e tij me trajnimin ligjor. Ai jetonte në via Ramazzini bashkë me gruan dhe dy fëmijët.

Mediat italiane e përshkruajnë krimin si makabër, ndërsa raportojnë se avokati shqiptar ai u gjet me fyt të prerë me thikë, midis rrugës, në Reggio Emilia në Itali, ndërsa një kalimtar i rastit lajmëroi policinë. Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes. Ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetëvrasje.

Marrë nga ilrestodelcarlino.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aineo redo vritet aineo redo aineo redo vritet aineo redo

Sondazh

Poll