Aktualitet

Para 18 vitesh grabiti 20 mijë €/Arrestohet shqiptari ‘fantazmë’ në Greqi, iu kthye zanatit

22 Prill 2022, 08:36 Nga DOSJA
Para 18 vitesh grabiti 20 mijë €/Arrestohet shqiptari

ATHINË- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 47-vjeçar shqiptar. Luan Lleshi akuzohet për një grabitje të ndodhur para 18 vitesh, në nëntor të vitit 2004, ku grabiti 20.500 euro. 47-vjeçari me origjinë shqiptare kërkohej prej 18 vitesh, teksa u gjet në një kafene në qendër të Amaliadës.

Në momentin kur pikasi se Policia po shkonte drejt tij, shqiptari vendosi që të arratisej por nuk ia doli dhe përfundoi në prangat e Policisë greke. I ashtuquajturi “fantazma e Amaliadës|, në të kaluarën dhe veçanërisht në vitet 2000 kishte kryer sërë krimesh, derisa ditën e radhës kreu goditjen e radhës. 12 ditë më parë ai hyri dhe grabiti një farmaci.

Në vitin 2004, ai së bashku me një bashkatdhetar kishte arritur të vidhte shumën prej 20 500 eurosh. Bashkëpunëtori i tij u arrestua dhe u dënua, por 47-vjeçari shqiptar mbeti i zhdukur dhe mesa duket besonte se autoritetet e kishin harruar edhe grabitjen e vetë atë. Në fakt, në vitin 2006 ai arriti të arratisej në Itali, por si duket kishte mundur të hynte sërish në Greqi. Duke iu kthyer kështu edhe “zanatit” të vjetër.

Marrë nga larissanet.gr

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore karen donfried karen donfried ne shqiperi karen donfried karen donfried ne shqiperi

Sondazh

Poll