Aktualitet

Vrasja e Kudret Saliajt! Pas xhaxhait edhe daja kërkon kujdestarinë e 3 fëmijëve të motrës

22 Prill 2022, 07:51 Nga DOSJA
Vrasja e Kudret Saliajt! Pas xhaxhait edhe daja kërkon kujdestarinë e

TIRANË– Vëllai i Dhurata Saliajt ka kërkuar kujdestarinë e fëmijëve të saj, duke qënë se ajo ndodhet në burg. Kujdestaria e fëmijëve është kërkuar edhe nga xhaxhai i tyre. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg babë e bijë, Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt. Sipas dosjes, Picari pretendon se e ka kryer i vetëm vrasjen, por sipas prokurorisë këto pretendime nuk qëndrojnë.

Vrasja e Saliajt ndodhi në një lokal në muajin Qershor të vitit të kaluar pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camaj. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj kudret saliaj dhurata saliaj kudret saliaj

Sondazh

Poll