Aktualitet

FT- Vdiq nga mbidoza, shoku e fshehu në bunkerin në Institut, ky është 36-vjeçari

22 Prill 2022, 08:36 Nga DOSJA
FT- Vdiq nga mbidoza, shoku e fshehu në bunkerin në Institut, ky

TIRANË– Ky është Ilir Marku, 36-vjeçari i cili u gjet i pajetë brenda një bunkeri në afërsi të Universitetit Bujqësor në Institut. Dyshimet e para janë se i riu mund të ketë humbur jetën nga mbidoza e drogës. 36-vjeçari kishte humbur ndjenjat edhe disa herë të tjerë për shkak të mbidozës dhe është dërguar në spital, duke arritur të mbijetojë.

Ishte shoku i tij, Mariglen Isufi i cili e fshehu trupin e Markut, pasi ky i fundit ka ndërruar jetë pas konsumimit të mbidozës së lëndëve narkotike. Isufi e Marku kanë qenë bashkë më 18 prill duke konsumuar lëndë narkotike pranë një bunkeri në zonën e Institutit të Kamzës.

Isufi u largua duke lënë vetëm mikun e tij, të cilin e gjeti të pajetë ditën tjetër. Për ta fshehur ngjarjen, ai e ka tërhequr zvarrë 36-vjeçarin dhe e ka futur në bunker duke e mbuluar me kartona. I vëllai kishte bërë edhe denoncimin në polici për zhukjen e Markut. Tashmë Isufi është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për veprën penale “fshehje të kufomës”, ndërsa trupi i 36-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të zbuluar se cili ishte shkaku i vërtetë i vdekjes së tij. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir marku ilir marku

Sondazh

Poll