Aktualitet

Punëtorë nga Nepali, India, Filipinet dhe Indonezia në Vlorë, rrëfimet: Paguhemi mirë këtu!

22 Prill 2022, 06:26 Nga DOSJA
Punëtorë nga Nepali, India, Filipinet dhe Indonezia në

TIRANË– Të huajt po mbushin Shqipërinë. Ditën e djeshme zbarkuan në territorin tonë imigrantë nga India, Filipinet dhe Indonezia. Ata erdhën ditën e djeshme në Vlorë dhe u gjendën përballë dyerve të Drejtorisë së Emigraconit për të kërkuar leje qëndrimi dhe një punë. 

‘Panorama’ ndan pamjet nga të huajt që mbajnë radhë për aplikimet e lejeve. Kontratat e tyre variojnë nga 6 muaj deri në një vit. Ata theksojnë se do të punojnë në sektorin e turizmit ndërsa shprehen se janë të kënaqur me pagesat dhe kushtet e punës.

DISA nga deklaratat;

“Unë jam indian dhe punoj në “Green Cost si pastrues i dhomave. Më pëlqen Shqipëria dhe Shqiptarët po mësoj dhe gjuhën avash avash”.

“Jam nga Indonezia kam 8 muaj këtu në Shqipëri dhe tani po rinovoj dokumentet. Jam i kënaqur paguhem 400 USD/Muaj dhe kam të mbuluara shpenzimet për fjetje dhe ushqim”.

“Kam ardhur të punoj në turizëm me kontratë pune në “Green Cost”. Tani kam mbërritur por më duket mirë këtu”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet imigrante indian indianet ne shqiperi shqiperi te huaj ne shqiperi imigrante indian indianet ne shqiperi shqiperi te huaj ne shqiperi

Sondazh

Poll