Aktualitet

Moti i keq, priten furtuna/ Apeli i Bashkisë së Vlorës: Shmangni lëvizjet e panevojshme

22 Prill 2022, 06:08 Nga DOSJA
Moti i keq, priten furtuna/ Apeli i Bashkisë së Vlorës: Shmangni

VLORË– Qytetarët e Vlorës janë paralajmëruar se moti do të përkeqësohet në orët në vijim. Bashkia e qytetit bregdetar, ka bërë një apel kundrejt qytetarëve që të kenë kujdes pasi në orët në vijim do të ketë stuhi të forta. Qytetarëve iu është kërkuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme me mjete në akset problematike. 

NJOFTIMI I BASHKISË:

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”. Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia vlore moti i keq ne shqiperi vlore bashkia vlore moti i keq ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll