Aktualitet

‘Lojëra fati’ në Tiranë! Arrestohet një person brenda lokalit në kryeqytet

22 Prill 2022, 06:45 Nga DOSJA
‘Lojëra fati’ në Tiranë! Arrestohet një person

TIRANË– Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi akuzohet i përfshirë në aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Forcat blu raportojnë se kanë arrestuar në flagrancë të riun i cili ushtronte këtë aktivitet në në një lokal, në rrugën “Enriko Telini”. Policia sekuestroi një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. 35-vjeçari do të akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi: – D. B., 35 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal, në rrugën “Enriko Telini”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati ne tirane tirane lojera fati ne tirane tirane

Sondazh

Poll