Aktualitet

Prova të reja në gjyq! VIDEO: I dehur, Johnny Depp thyen kuzhinën

22 Prill 2022, 05:32 Nga DOSJA
Prova të reja në gjyq! VIDEO: I dehur, Johnny Depp thyen kuzhinën

SHBA– Nuk kanë fund zbulimet për Johnny Depp dhe gjithçka ndodhi kur ai ishte i martuar me Amber Heard. Në gjykatë, ku aktualisht është duke u trajtuar padia që ka ngritur Johnny Depp për shpifje kundër ish-gruas së Amber Heard, u shfaq një video e aktorit duke thyer dollapët e kuzhinës dhe duke i shkelmuar ato.

Videoja që po qarkullon në internet është tronditëse dhe kujton skenat e një filmi horror. Ajo është xhiruar nga vetë aktorja dhe tregon Depp duke bërtitur dhe kërkuar për alkool në kuzhinë.

Herd, e tmerruar, e pyet: “Çfarë ndodhi?” pasi dëgjohen tinguj nga gjërat që çahen.

Aktorja më pas thotë: Të ka ndodhur dicka? Ti thyen gjithçka, cfarë ka ndodhur, unë vetëm kërkova falje. 

Depp: Të ka ndodhur ndonjë gjë ty këtë mëngjes, nuk e besoj. Do të shikosh diçka të çmendur, ja shikoje tani…(aktori merr telefonin e aktores,,)

Zbulimet rreth jetës së trazuar bashkëshortore të Johnny Depp dhe Amber Heard pasojnë njëra-tjetrën dhe gjyqi ka filluar t’i ngjajë një thriller, raporton DailyMail.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore showbiz ambear heard johnny depp ambear heard johnny depp

Sondazh

Poll