Bota

Pas dështimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, Lajcak: I ftoj negociatorët të takohen sërish

21 Prill 2022, 16:52 Nga DOSJA
Pas dështimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, Lajcak: I ftoj

BRUKSEL– I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur pas dështimit të takimi të sotëm ku nuk u arrit asnjë marrëeshje për targat.

Në një postim në Twitter Lajcak ka ftuar dy kryenegociatorët që të takohen sërish në tentativë për të arritur një marrëveshje dhe për të vazhduar diskutimet për çështje tjera.

Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale.”-ka thënë ai në Twitter.

Lajcak gjithashtu ka bërë thirrje që të dyja palët të përmbahen nga veprime apo kërcënime që mund të cënojnë sigurinë.

“Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”-shtoi ai.

LAJMI KRYESOR: Takohen në Bruksel kryenegociatorët e Kosovë-Serbi! A do të arrihet marrëveshja për targat?

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi miroslav lajčák reciprociteti i targave dialogu kosove-serbi miroslav lajčák reciprociteti i targave

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 15:31

Biden: Do sanksionojmë këdo që ndihmon Rusinë

SHBA- Presidenti Joe Biden sapo ka bërë një numër njoftimesh në një konferencë shtypi – duke përfshirë një paketë ndihme prej 800 milionë dollarësh për Uk...