Politike

Gjyqi në Francë, Berisha nxjerr faktet: Kam dy kundër, një pro. S’e zgjodha SHBA se kushton

21 Prill 2022, 20:27 Nga DOSJA
Gjyqi në Francë, Berisha nxjerr faktet: Kam dy kundër, një

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur faktet që ka pro dhe kundër në gjyqin kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. I ftuar në “TPZ”, Berisha tha se fakti që as ai dhe as Blinken nuk janë shtetas francezë dhe se Sekretari Amerikan ka imunitet janë kundër tij. Ndërsa, fakti që shpifja është publikuar edhe në vendin ku është bërë padia, Francë, është pro tij. Imuniteti, tha Berisha, mund të jetë i dsikutueshëm, pasi shpifja nuk është funksion zyrtar. Ai tha më tej se nuk zgjidhi SHBA-në si vend për ta bërë padinë, pasi aty gjyqet janë shumë të kushtueshëm.

“Fakti që asnjëri nuk është shtetas francez dhe se Blinken ka imunitet, ka një faktor tjetër. Ju thashë dy negativët, tani t;ju them çfarë është në favorin tim. Shpifja dënohet aty ku del, kudo që të dalë, dënohet. Aty ku ti e sheh që të ka dëmtuar, mund ta padisësh. Si rregull, shpifja nuk është funksion zyrtar, dhe përderisa nuk është funksion zyrtar, imuniteti mund të jetë dhe mund të mos jetë. Në SHBA gjykata është shumë e kushtueshme, procesi është i drejtë, por ndryshe nga ajo në Evropë,”- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll