Bota

Detaje të reja nga krimi në Greqi,pas 3 vajzave nis hetimi për vdekjen e zonjës së shtëpisë

21 Prill 2022, 16:43 Nga DOSJA
Detaje të reja nga krimi në Greqi,pas 3 vajzave nis hetimi për

GREQI- Thellohet skandali i vdekjes së mistershme të tre vajzave në Patra të Greqisë ku nën akuzë është nëna e tyre, 33-vjeçarja Roula Pispirigou pasi dyshimet janë ngritur rreth vdekjes së pronares së shtëpisë së tyre.

Sipas Protothemës, nga zbulimet e deritanishme kanë nisur hetimet edhe mbi vdekjen e 69-vjeçares Eugenia Koutra-Theodoropoulou, e cila ishte pronarja e shtëpisë ku jetonte çifti Manos-Pispirigou me tre vajzat e tyre, Georgina, Malena dhe Iris.

Policia e Patrës po shqyrton mundësinë e zhvarrosjes të së moshuarës, në rast se nuk arrijnë të konfirmojnë se vdekja e 69-vjeçares ndodhi për shkaqe natyrore. Pavarësisht se kanë kaluar 19 muaj nga vdekja e Theodoropoulou, autoritetet mund të gjejnë informacione të rëndësishme, nga një zhvarrim i mundshëm, që do të zgjidhë misterin.

Ata shpresojnë veçanërisht se do të ndihmohen nga qimet në kokë dhe nga kërci që bashkon kockat, për të përcaktuar nëse vdekja e 69-vjeçares është vërtet si pasojë e sepsës së avancuar apo diçka tjetër.

Ndërkohë, provat e reja dalin në pah dhe zbulojnë se Manos Daskalakis, duke menaxhuar financat e saj, ka neglizhuar të paguajë detyrimet e saj.

Avokati i të afërmve të së ndjerës, Andreas Theodoropoulos tha se që kur Daskalakis mori prokurën nga Eugenia në vitin 2017, ai nuk ka paguar asnjë këst kredie në bankë, ndërkohë që paraprakisht e moshuara ka qenë tepër korrekte në detyrimin e saj pasi merrte dy pensione prej 1500 euro në muaj.

“ Gruaja fatkeqe ndërroi jetë më herët se koha e saj, sepse ata që kujdeseshin për të e lanë pas dore ”, -tha avokati.

Pak para se 69-vjeçarja të transportohej me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patrës, mësohet se i ka dorëzuar axhendën e saj, celularin dhe një zarf me para Roula Pispirigout.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni eugenia koutra-theodoropoulou manos daskalakis roula pispirigou vdekja e 69-vjecares ne greqi eugenia koutra-theodoropoulou manos daskalakis roula pispirigou vdekja e 69-vjecares ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 15:31

Biden: Do sanksionojmë këdo që ndihmon Rusinë

SHBA- Presidenti Joe Biden sapo ka bërë një numër njoftimesh në një konferencë shtypi – duke përfshirë një paketë ndihme prej 800 milionë dollarësh për Uk...