Politike

Zgjedhja e presidentit/ Sula: PD nuk duhet të bojkotojë procesin, më shumë do të…

21 Prill 2022, 19:34 Nga DOSJA
Zgjedhja e presidentit/ Sula: PD nuk duhet të bojkotojë procesin,

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula dhe gazetari Mentor Kikia, kanë qenë sot të ftuar në Frontline, ku kanë diskutuar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Zoti Sula, ka sqaruar se për vijimin e një procesi të rregullt, nuk kanë kaluara afatet ligjore, pasi Kushtetuta e vendit njeh 24 majin si datën e fundit për përfundimin e procesit.

“Nga pikëpamja kohore nuk ka kaluar shumë kohë, neni 88 i Kushtetutës njeh 24 majin si afatin përfundimtar. Momentalisht, të gjitha palët janë duke bërë testime te veta. Dihet që tre raundet e para janë për zgjedhjen e kreut të shtetit me shumicë të cilësuar, me 84 vota. E mira është që një figurë si presidenti, që simbolizon unitetin e një shteti, të zgjidhej në këto tri raundet e para.

Partia Socialiste ka avantazhin në terma abolute që në fund të procesit ta zgjedhë kreun e shtetit me 71 vota, me shumicë të thjeshtë. Sot kishte një debat të hapur në Kuvend, që merrej me diskutimin e procedurës. Brenda pak ditësh do këtë edhe një mbledhje tjetër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, është shprehur ai.

Sula ka këmbëngulur se Partia Demokratike nuk duhet të bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentit, pavarësisht çdo gjëje. Sipas tij, cilado palë që tërhiqet nga një proces, del më e dëmtuara në fund.

“PD nuk duhet të largohet nga procesi i zgjedhjes, pavarësisht problematikave. Unë jam kundër bojkotit total. E kam thënë në forumet e PD se bojkoti është në dëm të asaj forcë që largohet nga procesi”, tha ai.

I të njëjtit mendim me deputetin demokrat, ka qenë edhe gazetari Kikia, i cili këmbënguli që PD të zbresë në fushë dhe të luajë lojën siç i takon.

Berisha ka akuzuar Alibeajn si peng i Ramës dhe lojës së PS-së. Më 30 prill Alibeaj rrezikon të mos jetë më ai që udhëheq konsultimet si kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Si e kometoni këtë?

Ka një matematikë në luftën politike brenda Kuvendit. Nuk kemi të bëjmë me dy grupime në këtë proces, pra mazhorancë dhe opozitë. Kemi të bëjm me tre grupe, me mzhorancës, grupin që mbështet Berishën dhe grupin kundër Berishës. Fakti që procesi për presidentit do të përfundojë pas kongresit të demokratëve me 30 prill, mund të ketë një qëllim si për shembull përfundimin e procesit me një lidership të dalë nga PD-ja.

Cili është interesi i Alibeaj që të shtyhej konferenca e kryetarëve?

Është lojë brenda PD-së. Dy palët janë shprehur qartë që nuk do ofrojnë mbështetje për mazhorancën. Alibeaj ishte po ashtu i qartë sot se do zgjidhet president ai që do të donte të zgjidhte mazhoranca. Por ai e bëri të qartë që mbështetjen e PD-së nuk do ta kishte. Ai sqaroi se mund të kishte “shpirtra të lirë”, siç i quajti ai që mund ta votonin, por se grupi nuk do të jepte votën.

Pra të dy grupet, edhe mbështetësit edhe kudërshtuesit e Berishës, kanë përjashtuar mundësinë për ti dhënë votat PS-së për zgjedhje e presidentit në 3 raundet e para.

Ndaj opinionin me Sulën se PD edhe pse e ka të sigurt që presidenti do zgjidhet me shumicë të thjeshtë, nuk duhet të bojkotojë edhe të largohet nga procesi. PD si parti dhe opozita në tërësi, duhet të propozojnë një kandidaturë. Kjo do të bënte diferencën. Të thuash nuk jam dakort me presidentin që na zgjodhët është një gjë, por të ofrosh një mundësi zgjedhjeje, një kandidaturë, tregon kapacitetet e PD.

Ndaj është e domosdoshme që opozita edhe pse nuk do ta japë votën, duhet të zbresë në fushë e të luajë lojën.

Reagimi i Ambasadës amerikane ndaj veprimit të Berishës kur largoi kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, nga foltorja.

“Ky është një mesazh për Berishën. Mungon emri por lexohet çdo fjalë që i adresohet atij. Nuk ka asgjë të re, është një qendrim statik gjithnjë edhe më i ashpër i Ambasadës Amerikanë ndaj Berishës. Nuk kanë mbaruar telashet e tij me dorëheqjen e Bashës, ka një rrugë me shumë pengesa e gropa para, qoftë në përpjekje për të marrë drejtimin e PD-së dhe për të vazhduar ambicjet e tij përtej drejtimit të PD. Është nga ato raste kur diplomatët nuk flasin me metafora e nënkuptime dhe ne nuk duhet të bëjmë aludime që të kuptojmë çka dashur të thotë.

Gjuha e Ambasadës Amerikane është një gjuhë e prerë, e ashpër, e drejtpërdrejtë dhe mendoj që gjuha e ambasadës do vijojë të ashpërsohet. Mbështetësit e Berishës duhet të kuptojnë se kanë për ballë një pengesë shumë të rëndësishme, që është Ambasada Amerikane. Dhe nuk është si raportet që thuhen gjërat me nëkuptim. Janë shumë të qartë që të kuptohen nga 100 përqind e njerëzve që nuk duan që Berisha të marrë drejtimin e PD-së.

Marrë nga BalkanWeb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashnor sula dashnor sula

Sondazh

Poll