Politike

VD-Shehi: Kam 16 depozita me ujë mbi pallat, e kemi akoma me orar, a do marrë njeri masa?

21 Prill 2022, 15:32 Nga DOSJA
VD-Shehi: Kam 16 depozita me ujë mbi pallat, e kemi akoma me orar, a do

TIRANË– Deputeti Dashamir Shehi ka ngritur problematikat e furnizimit me ujë në Tiranë. I ndodhur në Kuvendi, nga foltorja, Shehi tha se pavarësisht se jemi në vitin 2022, uji vjen me orar akoma dhe se në shumë pallate ka pompa. Përdorimi i pompave, sipas Shehit kërkon energji elektrike dhe kjo gjë nuk duhet të ndodhë në momentin që jemi në një periudhë krize. Shehi përmend dhe faktin që mbi pallate ka ende depozita me ujë.


“Uji vjen ende në vitin 2022 me orar. Do marri ca masa kjo qeveri, ndaj këtij sektori që është strategjik për vendin?! Këtë lluks që kemi për ta shpërdoruar ujin nuk do ta kemi gjithmonë. A ka një strategji për ujësjellësat, për deboratorët që t’i paraqiten këtij Parlamenti, ta dimë kur do t’i heqim depot nga pallatet. Unë jetoj vetë në pallat, në katin e 5-të. Kam 16 depozita me ujë sipër. Këtë punë e di kaq mirë se kam 25 vjet që e vuaj. Gjysmat e pallateve kanë pompa. Që do të thotë energji elektrike në këtë lloj situate. Pompë për ta ngjitur ujin lart dhe pompë për ta shpërnda. Tirana ka 120 milionë euro mbi tarraca, depo uji, pompa, sisteme lidhjesh. S’ka asnjë plan nga Bashkia si do i përqëndrojmë këto depo?”- tha Shehi ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Presidenti, Rama: S’flasim me Saliun. Berisha: Do të të sjellim vdekje politike

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashamir shehi seanca plenare 21 prill 2022 dashamir shehi seanca plenare 21 prill 2022

Sondazh

Poll