Politike

Kim e dënoi për gjestin ndaj Alibeajt, Berisha: Qesharake, po cakton se kush flet në Kuvend

21 Prill 2022, 19:05 Nga DOSJA
Kim e dënoi për gjestin ndaj Alibeajt, Berisha: Qesharake, po cakton

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila e ‘dënoi’ sot për gjestin që bëri ndaj Enkelejd Alibeajt. I ftuar në ‘TPZ’, Berisha tha se Kim, të cilën e quan guvernatore, ka marrë përsipër të caktojë edhe rregulloren e Kuvendit. Sipas Berishës, Kim duhet të dijë që nuk ka më një Opozitë kukull.

“Koment qesharak i guvernatores, merr përsipër të interpretojë rregulloren e përlamentit, të përcaktojë se kush merre fjalën, të protestojë se akuzohet qeveria dhe se nuk duhet bërë akuza. Ajo që mund t’i them zonjës është që ka marrë fund loja me Opozitë kukull, nuk ka më Opozitë kukull. Një nga zhvillimet më pozitive të Shqipërisë është kjo, unë ju përgjigja Ramës, që siç e shikoni ishte zbehur kur fliste, kushedi sa mesazhe ka marrë. Ka mundësi tu jetë dhimbsur njerëzve,”- tha Berisha. 

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll