Politike

Meta viziton komunën arbëreshe: Çdo shqiptar që vjen këtu ndihet si në shtëpi

21 Prill 2022, 18:40 Nga DOSJA
Meta viziton komunën arbëreshe: Çdo shqiptar që vjen

ITALI- Presidenti Ilir Meta ka vizituar komunën arbëreshe Carfizzi. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se falë mikëpritjes tradicionale shqiptare, çdo mysafirë në këtu ndihet si në shtëpi. Ai gjithashtu tha se ndihet i lumtur që u prit ngrohtë nga banorët si dhe kryebashkiaku i kësaj komune.

Postimi i plotë:

Carfizzi është një komunë mahnitëse Arbëreshe mbi det, me një pamje të mrekullueshme nga Joni, që nuk duhet lënë pa u vizituar. Për më tepër që këtu është edhe vendlindja e shkrimtarit të mirënjohur Carmine Abate, nga ku mori frymëzimin për kryeveprat e tij të lexuara në mbarë botën. Falë mikpritjes tradicionale shqiptare dhe lidhjes së fortë me rrënjët kombëtare, që banorët e mrekullueshëm e dëshmojnë në përditshmërinë e tyre, çdo shqiptar që vjen në Carfizzi ndihet si në shtëpi.

I lumtur ta vizitoja dhe të nderohesha me një pritje shumë të ngrohtë nga qytetarët, Kryebashkiaku, Mario Amato dhe autoritetet vendore. Inspiruese dashuria dhe përkushtimi i tyre, i dëshmuar në shekuj, për të trashëguar gjuhën, traditat, ritet fetare dhe kulturën e “Motit të Madh” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, vlerë e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, po aq europiane dhe botërore, që meriton sa më parë të bëhet pjesë e UNESCO.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll