Politike

VD-Berisha: Japonia ka sjellë miliona dollarë, janë vjedhur, Ujësjellësi s’punon

21 Prill 2022, 15:37 Nga DOSJA
VD-Berisha: Japonia ka sjellë miliona dollarë, janë vjedhur,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me ujin në Shqipëri. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se Kruja është një vend që me burimet e saj ka kapacitet të plotë të furnizojë gjithë vendin por ujësjellësi sot nuk funksionon.

Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakëve socialistë lidhur me impiantet e ujërave të zeza duke theksuar se i kanë mbyllur. Sipas Berishës, shumë projekte ndërkombëtare nuk janë bërë të ditura, duke shtuar se ka miliona dollarë të investuara nga Japonia, para të cilat nuk kanë shkuar për ndërtimin e asnjë vepre.


“Diskutohet ujësjellësi por nuk mund të përqendrohemi dot vetëm në një marrëveshje. Kjo organizatë kriminale në pushtet, kujt t’i duket cudi iu kujtoj një skenë gjatë fushatës zgjedhore, Rama bashke me zonjën Konomi, u ngjitën në lartësitë e maleve të Krujës, inaguruan ujësjellësin. Pinë në të njëjtën gotë ujin e burimit dhe duartrokitën, sikur ishte ujë kurativ. Por sot krujtanët nuk kanë ujë, edhe pas ndërtimit të ujësjellësit. Sepse me burimet e saj, Kruja mund të cojë ujin me rrjedhje të lirë në rubinet në katër anët e vendit. Me atë potencial mund të ketë ujë 24 h dhe të cilësisë shumë mirë, mirëpo punët publike mbeten, ripërsëriten, sepse fondet vidhen. Ndërtohet me çmime 8 herë më të larta se ato të standardit europian. Nëse një shkollë ndërtohet me 500 mijë euro, te ne ndërtohet me 3 milionë euro. Po zhduken investimet publike, do flas pak dhe për impiantin e ujërave të zeza në Tiranë. Gjatë vizitës në Japoni, qeveria atje investoi 140 milionë dollarë për vendin tonë. Si rregull, Shqipëria nuk është në zonat ku Japonia përqendron investimet e saj publike por bëri përjashtim dhe inst. e saj financiare i bënë një dhuratë të madhe vendit, nga 2012 e deri sot askush nuk e di për këtë projekt 140 milionë dollarë. Kësaj i thonë vidh e vidh se nuk ka të sosur, projekti duhet të zbatohej brenda 2 viteve, tenderi u përfundua por vepra nuk dihet se ku është. Kush vuri dorë mbi këtë financim bujar, ku është vepra? Investimi i parë për impiantin ishte në vitin 2005 nga Gjermania, imagjino sa mbrapa ishim ne. Pas tij në një projekt të qartë u inaguruan dhe 10 impiante të tjera. Në terësi përqendrimi i madh u bë në zonën bregdetare, a e dini ju se ç’ndodh me to? Ato bashkiakët socialistë i kanë mbyllur sepse duan energji elektrike. Nga një mundësi e madhe për brigjet më të pastërta ne vazhdojmë impiantet e mbyllura me ujëra të papastër,”- tha Berisha ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Presidenti, Rama: S’flasim me Saliun. Berisha: Do të të sjellim vdekje politike

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 21 prill 2022 sali berisha seanca plenare 21 prill 2022

Sondazh

Poll