Politike

Incidenti me Alibeajn, Berisha: U keqpërdor, ndjeja dhimbje kur dëgjova se Balla i tha, fol

21 Prill 2022, 19:00 Nga DOSJA
Incidenti me Alibeajn, Berisha: U keqpërdor, ndjeja dhimbje kur

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se incidenti që ndodhi sot në Kuvend me Enkelejd Alibeajn ka qenë e parapërgatitur. I ftuar në “TPZ”, Berisha tha se ai vetëm e spostoi sepse kishte shtypur prej disa minutash butonin që donte t’i kthente përgjigje kryeministrit Edi Rama. Alibeaj sipas Berishës është bërë vegël për të penguar atë vetë që t’i përgjigjej Ramës. Edhe fakti që kreu i grupit parlamentar të Partisë Soialiste Taulant Balla kërkoi të ndëroritej seanca, sipas Berishës ishte e planifikuar.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Nëse mund të rishfaqësh sekuencë e parlamentit, të sqaroj ju dhe çdo shqipotr, nuk është një problem mes meje dhe Alibejat, por mes meje dhe Edi Ramës. Rama foli foli sa deshi dhe lakoi emrin tim 30-40 herë sa deshi. Në ligjin e parlamentit nëse deputeti gjatë një diskutimi përflet nëj tjetër fill pas tij i jepet fjala dy minuta. Çfarë mekanzimi të turpshëm të një keqpërdorimi ekstrem të Alibeajt. Para një muaji ndodhi e njëjta skemë. Taulant Balla i thotë Lindita Nikollës nuk do i jepet këtij fjalën po Enkelejd Alibeajt. Një turp. Ajo ishte një komandë e turpshme. Sot e njëjta skemë. Nuk mund të jepte përgjigje pa folur unë që emri im ishte përgojuar disa herë.  Kisha shtypur me kohë butonin për reply, fjala do të më jepej jo për ta marrë, por për replikë sepse isha përfolur, isha përgojuar nga Rama disa herë. Unë u ngrita që të merrja fjalën dhe ai shkoi me vrap në platfromë, për ndonjërin që pati dyshime se nuk ishte e përgatitur, kërceu Taulant Balla dhe kërkoi 5 minuta pushim. Vetëm që unë të mos jepja përgjigjen time, unë u detyrova të flisja për mediat jashtë. U bë vegël, vegël për të mohuar fjalën time.

Lorenc Vangjeli: Më mirë ta kishe rrahur se sa të thuash këto gjëra

Sali Berisha:Rastin e parë po ta shihni e keni identik, ndjeva dhimbje kur shihja që Balla i thoshte fol, vetëm ta shikonit, ndjeja dhimbja të madhe.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha shtyn alibeajn enkelejd alibeaj sali berisha berisha shtyn alibeajn enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll