Aktualitet

Plagosja e Reçajt në Shkodër! Identifikohet AUTORI, i riu gënjeu në dëshmi, ishin bashkë

21 Prill 2022, 07:19 Nga DOSJA
Plagosja e Reçajt në Shkodër! Identifikohet AUTORI, i riu

SHKODËR– Elfat Salihi dyshohet se është personi që ka qëlluar në këmbë 28-vjeçarin Edis Reçaj disa ditë më parë në Shkodër. I riu, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, është një emër i njohur për “blutë” e Shkodrës pasi njihet si një person problematik me precedent të mëparshëm kriminal, ku për shkak të konflikteve të ndryshme është ndaluar disa herë. Madje në 6 dhjetor të vitit 2016 është plagosur me 6 dhjetor 2016 në lagjen “Ahmet Haxhia” në vendin e quajtur “Udha kryq”.

Policia ka dyshime se i plagosuri dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe kanë qenë duke qëndruar bashkë mbremjen e 19 prillit brenda një mjeti. Fillimisht ishin banorët e zonës ata që raportuan të shtënat në Policinë e Shkodrës, por ndërkohë që efektivët kontrollonin zonën, Reçaj shkoi vetë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në dëshminë e tij, Reçaj është shprehur se një person me kapuç i ka ardhur nga pas dhe e ka qëlluar në këmbë, por rezulton e kundërta në fakt. Mësohet se Policia dhe grupi hetimor në bazë të provave të grumbulluara dhe dëshmive të marra, rezulton se dy të rinjtë kanë qenë së bashku me njëri-tjetrin brenda të njëjtit mjet dhe pas një debati që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Elfat Salihi ka qëlluar ndaj 28 vjeçarit Reçaj. Por nuk dihet se cila është arsyeja e përplasjes me tyre dhe përse i plagosuri mohoi njohjen me agresorin e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edis recaj elfat salihi plagoset edis recaj edis recaj elfat salihi plagoset edis recaj

Sondazh

Poll